Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë nuk duhet të u themi nënave që kanë fëmijë me Sindromë Down

NULL NULL
17.06.2015 22:05

Të kesh një fëmijë me Sindromën Down, nuk është gjë e lehtë.

Një gazetare nga Franca, Caroline Boudet, është nëna e një vajze 4 muajshe me Sindromën Down, transmeton Klan Kosova.

Ajo së fundmi e ka postuar një foto dhe një udhëzues se çfarë nuk duhet të u thuhet prindërve që kanë fëmijë me Sindromë Down.

Postimin e saj e kanë shpërndarë më shumë se 26 mijë njërëz.

“Fjalët kanë rëndësi”.

“Kjo është vajza ime, Louise”.

“Ajo është 4 muajshe, i ka dy këmbë dhe dy duar, por e ka një kromozom më shumë”.

Postimi i saj vazhdon kështu:

“Ju lutem, kur takoni Louise, mos më pyesni, si është e mundur që nuk e keni kuptuar që ka një kromozom më shumë gjatë shtatëzanisë”?

“Mos i thuani nënës së fëmijës, që ëshë fëmija yt pamarrë parasysh se çfarë. Kjo sepse është fëmiju im dhe nuk keni çfarë të diskutoni më shumë”.

“Janë fjalët që të bëjnë të ndihesh komfort dhe janë pikërisht fjalët që të bëjnë të ndihesh keq”.

 

down

lajme të ngjashme