Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë i bën dëm një lidhjeje

NULL NULL
31.05.2015 08:20
Lidhjet e dashurisë janë shumë komplekse dhe shumë të vështira për tu mbajtur gjallë. Nëse e doni partnerin tuaj dhe dëshironi që të jeni me të duhet të investoni shumë në qëndrueshmërinë e lidhjes tuaj. Pikë së pari duhet të mësoni se çfarë e dëmton një lidhje dhe cilat sjellje tuajat e cajnë raportin mes jush.

Më poshtë i gjeni të listuara sjelljet të cilat e dëmtojnë një lidhje dashurie.

Asgjë nuk është gabim

Të shtireni se gjithçka është në rregull dhe asgjë nuk është gabim kur jeni të zemëruar, është e rrezikshme sepse shkakton tension dhe nervozë të brendshme. Partneri juaj e di se jeni të inatosur, dhe nëse ju nuk ia thoni atij apo asaj i mbetet vetëm të presë për një shpërthim. E keqja në këtë punë është se ju do ta mbani brenda vetes dhe në fund të fundit asgjë nuk do të zgjidhet. Ju gjithmonë duhet ta thoni çdo gjë që ju shqetëson.

Vjehrra

Nëna e tij/asaj nuk është problem i madh kur ende nuk jeni të martuar. Por pas martesës gjërat ndryshojnë. Nuk është e pazakontë që nëna e partnerit tuaj të përzihet në çështjet tuaja dhe të prishë raportin mes jush. Partneri juaj apo vetë ju, do të jeni në mes nënës tuaj dhe njeriut që dashuroni. Shpesh të mbani një anë të caktuar shkakton probleme. Por, në të shumtën e rasteve do të anohet nga e ëma dhe kjo do ta dëmtonte relacionin tuaj.

Anulimi i takimeve

Kur bëni plane për takime, ato duhet të jenë të gurta, përjashtoni rastet e ndonjë emergjence apo nëse jeni të sëmurë. Nëse jeni në lidhje mos i anuloni takimet për asgjë, kurse nëse jeni të martuar ju duhet të kaloni patjetër pak kohë larg fëmijëve. Mundohuni të krijoni kohë për momente intime me njëri tjetrin përndryshe dashuria fillon të vdesë.

Refuzimi i seksit

Është në rregull që kur të ndiheni të lodhur, ta refuzoni seksin, por kjo nuk duhet të kalojë në shprehi. Është shumë e rëndësishme që të gjeni kohë dhe energji që të bëni seks. Përndryshe, mungesa e tij, është njëri ndër faktorët që mban gjallë një lidhje.

Braktisja e debatit

Të largohesh në mes të një debati është tmerrësisht e dëmshme, sidomos kur përfshin përplasjen e dyerve dhe thirrjen e njëri tjetrit në emër (pa zemër, shpirt, i/e dashur). Nëse keni nevojë të largoheni, është më mirë të thoni se do ta vazhdoni më vonë, por assesi t’i ikni grindjes. Kjo do ta lëndonte partnerin tuaj dhe do të shkaktonte dëme serioze në lidhje.

Mos shikoni TV

Nuk do të thotë që të mos shikoni fare TV bashkë, por kur jeni bashkë jeni bashkë. Duhet ta kaloni atë kohë me njëri tjetrin, të flisni, të putheni, të përkëdheleni dhe të dashuroheni. Sidomos nëse jetoni bashkë, TV është njëri ndër elementet që e zbeh një lidhje për shkak se ua largon vëmendjen nga njëri tjetri.

Mos u shëndoshni

Është në rregull që herë pas here të shtoni ose të humbni disa kilogramë, por të shtoni shumë peshë duke mos u kujdesur për veten, e dëmton lidhjen tuaj. Sidomos nëse nuk keni qenë me mbipeshë në fillim të lidhjes, një ndryshim i tillë do t’ia humbte partnerit interesimin ndaj jush, dhe kjo sigurisht do ta dëmtonte seriozisht lidhjen.

lajme të ngjashme