Çfarë fati! Studenti merr dhuratë një biletë lotarie në vlerë prej një milion dollarësh NULL NULL 09.01.2022 16:32 09.01.2022 16:32 Një student nga Virxhinia e SHBA-së fitoi çmimin e lotarisë prej 1 milionë dollarësh, pasi nëna e tij ia kishte dhuruar tiketën e lotarisë duke ia vendosur brenda një çorapeje të Krishtilindjes. Fatlumi, i quajtur Brian Donohue, deklaroi se pasi e kishte gërvishtur tiketën dhe kontrolluar numrat, e kishte kuptuar se ishte bërë milioner. Ai tha se disa prej parave do t’i shkojnë për pagesë të shkollimit.