Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë është vaksina HPV dhe kush duhet ta marrë atë?

NULL NULL
04.11.2021 22:39

Vaksina e HPV-së ka dëshmuar se po parandalon qindra vdekje nga kanceri.

13 vitë më parë, shkencëtarët thanë se kanceri i qafës së mitrës do të bëhej një sëmundje e rrallë.

Në 10 vitet e para vaksina e HPV parandaloi 450 raste kanceri tek gratë në të 20-at e tyre.

Statistikat nga King’s College në Londër tregojnë se gratë rreth të 20-tave, të cilat janë vaksinuar rreth moshës 12-13  vjeçare kishin 87 përqind më pak gjasa të preken nga kanceri i qafës së mitrës sesa gratë e pavaksinuara.

Papillomavirusi i njeriut (HPV) është një infeksion i zakonshëm që mund të transmetohet lehtësisht përmes kontaktit lëkurë me lëkurë dhe mund të ndodh edhe gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

Ka qindra lloje, por vetëm disa lloje të tij kanë rrezikshmëro të lartë, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Personat që marrin vaksinën HPV nuk kanë ndonjë problem prej saj dhe infeksioni mund të largohet brenda dy viteve.

 

lajme të ngjashme