FIFA fal Balogun, sulmuesi i ShBA-së i gatshëm ndaj Belgjikës NULL NULL 05.07.2026 20:22 05.07.2026 20:22 Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një lajm të rëndësishëm para përballjes ndaj Belgjikës në 1/8-tën e finales së Kupës së Botës 2026, pasi sulmuesi Folarin Balogun është lejuar të luajë, pavarësisht kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e fundit. Sipas mediave ndërkombëtare, FIFA ka vendosur të pezullojë dënimin prej një ndeshjeje për futbollistin e Monacos, duke e bërë atë të disponueshëm për sfidën vendimtare të së hënës, transmeton Klankosova.tv. 🚨🚨 LA FIFA A TRANSFORMÉ LA SUSPENSION DE BALOGUN EN SURSIS ! 🤯🇺🇸🇧🇪 Son carton rouge est maintenu, mais il est finalement autorisé à jouer le 8ème de finale face à la Belgique. (@JacobsBen) https://t.co/vCzyKXaRnR pic.twitter.com/qmkayurd35 — BeFootball (@_BeFootball) July 5, 2026 Balogun ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt në ndeshjen ndaj Bosnje dhe Hercegovinës, pas një ndërhyrjeje ndaj Tarik Muharemoviqit, dhe sipas rregullave pritej të mungonte automatikisht në ndeshjen pasuese. Megjithatë, FIFA ka vendosur që pezullimi të mos zbatohet për momentin, në bazë të Nenit 27 të Kodit Disiplinor, duke e lënë vendimin në fuqi me kusht. Kjo nënkupton se dënimi mund të rikthehet nëse Balogun përsërit ndonjë shkelje të ngjashme gjatë periudhës së provës. Sulmuesi ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të SHBA-së në këtë Botëror, duke shënuar dy gola ndaj Paraguait dhe një tjetër ndaj Bosnje dhe Hercegovinës, duke kontribuar në çdo ndeshje me gol ose asistim. Vendimi për kartonin e tij të kuq kishte nxitur debat të madh, me trajnerin Mauricio Pochettino që e cilësoi ndërhyrjen si të paqëllimshme, ndërsa kapiteni Christian Pulisic e quajti vendimin e gjyqtarëve “shumë të ashpër”.