PDK-ja e akuzon Haxhiun se po e zvarrit dekretimin e një anëtari në KQZ (VIDEO) NULL NULL 05.07.2026 20:30 05.07.2026 20:30 Prej rreth katër muajsh, një ulëse në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbetet bosh, pasi ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, nuk e ka dekretuar anëtarin e propozuar nga PDK. PDK e konsideron këtë zvarritje të motivuar politikisht dhe paralajmëron se, nëse posti i jepet partisë së parë, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Një ish-gjyqtar vlerëson se mosplotësimi i KQZ-së përbën shkelje të Kushtetutës, ndërsa nga kabineti i Haxhiut dhe LVV nuk është dhënë përgjigje.