Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë është palestra e shëndetit mendor?

NULL NULL
30.10.2021 11:40

Shumë njerëz kanë luftuar me probleme të shëndetit mendor gjatë pandemisë COVID-19.

Sipas Fondacionit të Familjes Kaiser, afërsisht 4 në 10 të rritur kanë raportuar simptoma të çrregullimit depresiv ose ankthit gjatë kësaj periudhe.

Profesionistët e shëndetit mendor e kanë pasur të vështirë t’u japin njerëzve ndihmën që u nevojitet për shkak të rritjes së madhe të numrit të personave që vuanin nga ky problem, shkruan Healthline, transmeton Klankosova.tv.

Personat që kanë probleme me shëndetin mendor, kanë treguar se ekziston diçka e quajtur “palestra e shëndetit mendor”

Çfarë janë palestrat e shëndetit mendor – dhe çfarë nuk janë

Kjo nënkupton një vend ku të shkoni për të ushtruar mendjen tuaj, është ende një fenomen mjaft i ri, është një strukturë që ofron klasa, seanca mbështetëse, ushtrime ose trajtime të dizajnuara për të ndihmuar njerëzit për problemet me shëndetin mendor.

Disa prej këtyre aktiviteteve zhvillohen në hapësira ​​fizike, disa kanë seanca të drejtpërdrejta e disa edhe virtuale.

Ekspertët i shohin si shumë të dobishme këto qendra, sidomos pas përballjes me pademinë.

lajme të ngjashme