Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ceremonia e diplomimit: FSK-së iu shtuan edhe 12 kadetë (VIDEO)

NULL NULL
03.07.2026 20:26

 Një ushtare në mesin e këtyre ushtarakeve, iu shtuan ushtrisë së Kosovës.

Të 12 oficeret e rinj që u përgatiten rregullisht për katër vjet, në ditën e tyre të diplomimit nuk i kane harruar vështirësitë që i hasën për të mbërritur këtu.

Dardan Syla, kadeti më i dalluar i gjeneratës 2026 ka treguar për rrugëtimin e tij deri në momentin e diplomimit.

“Katër vite më parë, erdhëm në këtë vend të gjithë, por edhe me shumë paqartësi. Nuk e dinim se çfarë na pret. E dinim vetëm një gjë: se kishim zgjedhur t’i shërbejmë vendit tonë. Këto katër vite na mësuan se uniforma nuk është thjesht një veshje, ajo është përgjegjësi. Është disiplinë për asaj që të tjerët të shohin, është karakter dhe vullnet në presion”

Për Dardan Sylën që u shpall si kadeti më i dalluar i gjeneratës së këtij viti dhe shokëve të tij, nga një porosi ua la Komandantja e Qendrës për Studime Universitare, ku këta u shkolluan.

Mesazhe për të sapodiplomuarit pati edhe Albulena Haxhiu që aktualisht është komandante supreme e ushtrisë.

Derisa kryeministri në detyrë Albin Kurti u zotua për rritjen e investimeve në fushën e mbrojtjes edhe për 1 miliard euro të tjera në katër vitet e ardhshme.

 Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:

lajme të ngjashme