Çeku: Zhvillimi i garave nga klubet serbe është kërcënim për sovranitetin e Kosovës (VIDEO) NULL NULL 11.04.2023 18:00 11.04.2023 18:00 Serbia i ka dërguar të hënën një letër UEFA-s, me pretendimet se kinse institucionet e Kosovës po i kërcënojnë ekipet serbe, e duke ua mohuar atyre zhvillimin e garave. Me këtë rast ka reaguar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku. Çeku në Info Magazinë në Klan Kosova tha se kjo e cenon si kërcënim të sovranitetit të Kosovës. “Aktiviteti ilegal i Federatave të Sportit në Serbi, nuk po flasim vetëm për futbollin por edhe për federatat e tjera, ka qenë prezent dhe fatkeqësisht vazhdon të jetë prezent dhe ne jemi marrë vazhdimisht për ta kundërshtuar këtë lloj të aktivitetit që nuk është në përputje me ligjet e Kosovës sepse nuk ndodh brenda federatave legjitime të Kosovës, ne e konsiderojmë si cënim të sovranitetit të Kosovës”, tha Çeku. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. I pari i MKRS-së theksoi se letra e dërguar nga Serbia tek shtëpia kryesor e futbollin evropian, është plot me të pavërteta.