Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Plagosja e të riut në Kurbin, shpallet në kërkim një 47-vjeçar

NULL NULL
26.07.2026 16:14

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm të Kurbinit, ku mbeti i plagosur në këmbë me armë zjarri 22-vjeçari, Veron Pasha.

Në kërkim është shpallur 47-vjeçari, Klodjan Ndoj, i cili dyshohet se pas plagosjes u largua nga vendi i ngjarjes duke marrë, nën kërcënimin e armës, edhe automjetin e 22-vjeçarit.

Policia ka bërë të ditur se në cilësinë e provës materiale, kanë sekuestruar dy gëzhoja.

Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Ndoj akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me armë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”./abcnews.al

lajme të ngjashme