Zjarr i madh në një pyll në afërsi të Zvërnecit, rrezikohen sipërfaqe pyjore NULL NULL 26.07.2026 16:16 26.07.2026 16:16 Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës që të çon drejt plazhit të Zvërnecit, në Vlorë. Flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe, të favorizuara nga era e fortë, duke krijuar një situatë problematike në zonë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera.