Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qëlloi me armë zjarri duke kërcënuar disa persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

NULL NULL
26.07.2026 16:21

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës pasi qëlloi me armë zjarri duke kërcënuar disa persona.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka nisur procedimi penal për tetë persona për moskallëzim krimi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 24.07.2026, në bulevardin “Elez Isufi”, arrestuan në flagrancë shtetasin: F. I., 38 vjeç, banues në fshatin Pollozhan, Dibër. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi K. I., 19 vjeç, banues në Pollozhan, Dibër”.

Në njoftim thuhet se gjithashtu procedimi penal ka nisur edhe për një 44-vjeçar, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi F. I., në bashkëpunim me shtetasin K. I., ka qëlluar në ajër me armë zjarri për të kanosur shtetasit M. H., 52 vjeç, L. H., 21 vjeç, O. H., 25 vjeç, R. H., 21 vjeç, J. Sh., 18 vjeç dhe K. D., 18 vjeç, banues në Peshkopi dhe Pollozhan. Për këta shtetas, si dhe për shtetasit K. C., 70 vjeç dhe R. C., 42 vjeç, banues në Pollozhan, ka nisur procedimi penal për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi, megjithëse kanë pasur dijeni për ngjarjen, nuk e kanë kallëzuar atë pranë organeve të Policisë. Gjithashtu, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë edhe për shtetasin G. I., 44 vjeç, banues në Pollozhan, pasi dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, thuhet në njoftim./A2Cnn

lajme të ngjashme