Carrick nuk mjafton, “Djajtë e Kuq” pas trajnerit gjerman NULL NULL 15.04.2026 14:22 15.04.2026 14:22 Pavarësisht rezultateve pozitive dhe stabilizimit të skuadrës nga Michael Carrick, Manchester United ka vendosur të kërkojë një trajner të ri për projektin afatgjatë. Julian Nagelsmann është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e klubit në sezonin 2026/27. Sipas mediave britanike, bisedimet me trajnerin aktual të Kombëtares së Gjermanisë kanë nisur, me bordin e United që synon të sigurojë teknikun gjerman menjëherë pas përfundimit të Botërorit. Edhe pse Carrick e ka rikthyer ekipin në garë për Champions League, drejtuesit kërkojnë përvojën dhe modernizimin taktik që ofron profil, gjë që sipas tyre e ka trajneri Nagelsmann.