Cara Delevingne dhe e dashura bëjnë tatuazhe me inicialet e njëra-tjetrës NULL NULL 23.07.2019 19:00 23.07.2019 19:00 Ashley Benson nuk është e vetmja që po e “përjetëson” lidhjen e saj të dashurisë me Cara Delevingne. Pasi aktorja 29 vjeçare e “Pretty Little Liars” e zbuloi tatuazhin e saj “CD” që mban inicialet e dashurës së saj modele, duket se një tatuazh të njëjtë e ka edhe 26 vjeçarja Delevingne. Në 2019 TrevorLIVE në muajin qershor, ku çifti kishin qenë së bashku, veshja e tejdukshme e modeles zbuloi tatuazhin e saj “A” që ishte i vendosur në vendin e njëjtë sikur “CD” e Benson. Është e paqartë se kur Benson dhe Delevingne – që fillimisht nxitën thashetheme se janë në lidhje dashurie në vitin 2018. por tek së fundmi e kanë konfirmuar lidhjen e tyre – kanë bërë tatuazhet, por duket se lidhja e tyre e dashurisë tashmë po bëhet më serioze në vitin e dytë të lidhjes së tyre. View this post on Instagram So excited to share this with you guys 🖤 My new collection with @priverevaux is here. Link in bio. A post shared by Ashley Benson (@ashleybenson) on Jul 22, 2019 at 9:01am PDT Pavarësisht këtij gjesti romantik, kjo nuk është hera e parë që Delevingne e ka shprehur dashurinë e saj në tatuazh – ajo ka gjithashtu një tatuazh “AC” me inicialet e këngëtares Annie Clark, që njihet si St.Vincent, me të cilën modelja ishte në lidhje dashurie nga viti 2015 deri në vitin 2016.