Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Canaj: VV-ja bëri autokraci të tmerrshme duke mosrespektuar vendimin e Supremes

NULL NULL
23.07.2025 13:27

Analisti politik Blerim Canaj ka thënë se veprimi i presidentes Vjosa Osmani që iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të shtyrë afatin edhe për një muaj për konstituimin e Kuvendit, është i vonë.

Në emisionin “Kosova Today” të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se LVV-ja ka veprime autokratike me situatën aktuale, sidomos pas vendimit të Gjykatës Supreme.

“Sa i përket faktit të ngrirjes së afatit, mendoj se kjo do t’i konvenonte edhe Qeverisë, sepse secili person që ka një mendje autokrate, do të dëshironte një formë të tillë të qeverisjes”.

“Në kuptimin e asaj që i ka institucionet e uzurpuara, po e them pas vendimit të Gjykatës Supreme, ata marrin vendime totalisht të jashtëligjshme, e dimë se nuk kanë të drejt të marrin vendime, nuk japin llogari askund. Deri tani kam menduar ndryshe, por tani po e quaj një autokraci të tmerrshme, ka kapje të institucioneve”, tha Canaj.

Ai potencoi se pyetjet që i ka parashtruar Presidentja Vjosa Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese, janë të vonshme. /Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme