Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cameron i shet të drejtat e filmit “Terminator” për vetëm 1$

NULL NULL
02.07.2015 20:38
James Cameron në vitin 2009 kishte shitur të drejtat për filmin origjinal “Terminator” për vetëm 1 dollarë. Kjo është keqardhja më e madhe e tij.

Ishte një kohë kur James Cameron, i cili tash është i njohur për filmat “Titanik” dhe “Aliens”, ishte një producentë i panjohur kanadez.

Askush nuk kishte besuar se ai mund të ishte producenti i “Terminator”. Ky është një tregim i çmendur i udhëtimit në kohë që përfshinë robotët dhe ëndrrën e Cameron, transmeton Klan Kosova.

Në mënyrë që të sjellë idenë e tij për jetën, Cameron kishte shitur të drejtat për një shumë tepër të ulët të parave.

Cameron tha se në vitin 2009, i kishte shitur të drejtat për filmin origjinal, producentit Gale Anne Hurd për vetëm 1 dollarë. Kusht i kësaj marrëveshjeje ishte që Cameron ta drejtonte “Terminator”.

Filmi “Terminator” mblodhi në arkat filmike 78 milionë e 400 mijë dollarë në gjithë botën.

Cameron ende ka keqardhje të thellë për vendimin që kishte marrë.

“Do të doja që mos t’i shisja të drejtat për një dollar”, tha Cameron për Toronto Sun, transmeton Klan Kosova.

Që prej krijimit të “Terminator” në vitin 1984, filmi ka pasur të ardhura bruto prej 1.4 miliard dollarë në mbarë botën.

lajme të ngjashme