Caktohet seanca dëgjimore në Senat për kandidatin e Trump për shef të FBI, Kash Patel NULL NULL 24.01.2025 08:47 24.01.2025 08:47 Kash Patel, i përzgjedhuri i presidentit amerikan Donald Trump për të drejtuar FBI-në, është planifikuar të ketë një seancë dëgjimore përpara Komitetit Gjyqësor të Senatit të SHBA më 30 janar. Një shumicë votash nga komiteti kërkohet përpara se Patel të marrë një konfirmim të plotë nga Senati. Patel konsiderohet si një nga kandidatët më të diskutueshëm të mbetur të Donald Trump. Ai akuzohet se është besnik verbërisht ndaj Trump pas një libri që ai botoi në vitin 2023. I titulluar Gangsterët e Qeverisë, libri etiketon disa zyrtarë të zgjedhur që e kanë kundërshtuar Trumpin si armiq të ShBA-së dhe anëtarë të “shtetit të thellë”. Në libër, ai u zotua për hakmarrje. Senatori Chris Coons, një demokrat dhe anëtar i Komitetit Gjyqësor, tha në një deklaratë pas takimit me Patel të enjten se ai ishte “ende i shqetësuar” për “aftësinë e Patelit për të lënë mënjanë ankesat e së kaluarës dhe për të përqendruar FBI-në në misionin e saj thelbësor për të mbajtur amerikanët të sigurt”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.