Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapet një person duke kontrabanduar pije nga Serbia, dërgohet në mbajtje

NULL NULL
19.07.2026 09:41

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra në komunën e Zubin Potokut.

Sipas njoftimit, më 19 korrik 2026, rreth orës 03:38, gjatë patrullimit në fshatin Bube, njësitë policore kanë vërejtur disa automjete të dyshuara.

Pasi nuk iu bindën urdhrave për ndalim, sipas njoftimit, zyrtarët policorë kanë përdorur armën zyrtare, në përputhje me autorizimet ligjore.

“Si rezultat, është arrestuar një person dhe është ndaluar një automjet VW Sharan, në të cilin janë gjetur pije alkoolike dhe joalkoolike pa dokumentacion përcjellës, të dyshuara si të kontrabanduara nga Serbia në Republikën e Kosovës. Nga incidenti nuk ka persona të lënduar.”, thuhet në njoftim.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë kompetente të hetimeve dhe forenzikës, ndërsa automjeti dhe mallrat janë sekuestruar.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Kontrabandimi i mallrave”, ndërsa i arrestuari është ndaluar për 48 orë.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme