Shtohet fluksi i mërgimtarëve – pritje deri në 40 minuta në pikat kufitare NULL NULL 19.07.2026 10:21 19.07.2026 10:21 Fluksi i mërgimtarëve në hyrje të pikave kufitare në Kosovë po shtohet. Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka përditësuar të dhënat e pritjeve për hyrje dhe dalje nga Kosova ku shihet një rritje e ndjeshme e kohës së pritjes për të hyrë në vend, transmeton klankosova.tv. Sipas përditësimit të orë 09:19, pritjet në pikën kufitare në hyrje te Dheu i Bardhë arrijnë deri në 40 minuta, në Vërmicë deri 15 minuta kurse në Jarinje, Bërnjak dhe Merdarë deri në 10 minuta.