Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Era Istrefi “flakë” në duetin e ri me Ledri Vulën – “Veç ti” merr vëmendjen (VIDEO)

NULL NULL
19.07.2026 18:10

Era Istrefi dhe Ledri Vula kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor, duke sjellë këngën “Veç ti”, një bashkëpunim që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Dy artistët shqiptarë shfaqen me energji të veçantë në videoklipin e ri, i cili karakterizohet nga ngjyra të shumta, skena dinamike dhe një atmosferë plot ritëm. Era Istrefi vjen me paraqitjen e saj të veçantë dhe stilin që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës, ndërsa Ledri Vula sjell interpretimin e tij karakteristik rap, duke krijuar një kombinim mes pop-it dhe ritmeve urbane.

“Veç ti” shënon një tjetër bashkëpunim mes dy prej emrave më të njohur të skenës muzikore shqiptare, raporton Klankosova.tv.

Kënga pritet të jetë një nga projektet që do të shoqërojë publikun gjatë kësaj vere, duke u bërë pjesë e listave muzikore dhe dëgjimeve të shumta.

lajme të ngjashme