Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Spanja, mbretëresha e futbollit botëror: 16 tituj në vetëm pesë vjet!

NULL NULL
20.07.2026 09:43

Kampionja e Evropës në vitin 2024, pushtoi futbollin botëror.

Spanja fitoi Kupën e Botës, në një finale të zjarrtë kundër Argjentinës, me rezultat 1:0.

Ky sukses rikthen kujtimet e vitit 2010, kur Spanja fitoi Botërorin vetëm dy vite pasi kishte triumfuar në Euro 2008.

Triumfi i fundit vetëm sa e forcon dominimin e jashtëzakonshëm të futbollit spanjoll, transmeton Klankosova.tv.

Spanja është bërë vendi i parë në histori që mban njëkohësisht titullin e kampionit të botës si te meshkujt ashtu edhe te femrat. Kombëtarja e femrave fitoi Kupën e Botës në vitin 2023, pasi mposhti Anglinë në finalen e zhvilluar në Sydney.

Kombëtarja e meshkujve fitoi Ligën e Kombeve në vitin 2023 dhe medaljen e artë olimpike në Paris 2024, ndërsa përfaqësuesja e femrave triumfoi në Ligën e Kombeve në vitet 2024 dhe 2025.

Në total, gjatë pesë viteve të fundit, Spanja ka fituar plot 16 tituj botërorë dhe evropianë, duke përfshirë të gjitha grupmoshat, nga U17 deri te ekipet seniore.

Eksperti i futbollit spanjoll, Guillem Balague, e cilësoi këtë periudhë si një dominim të rrallë.

“Është një dominim i vërtetë. Kemi krijuar një kulturë futbolli ku të gjithë besojnë në të njëjtën filozofi dhe nuk ndalemi së prodhuari sukses. Është një tjetër majë e Everestit për futbollin spanjoll,” u shpreh ai, transmeton Klankosova.tv

16 trofetë e Spanjës në pesë vitet e fundit

Futbolli i femrave (11 trofe, 2022–2026)

Kampione e Botës – 2023

Fituese e Ligës së Kombeve – 2024 dhe 2025

Kampione e Botës U20 – 2022

Kampione e Evropës U19 – 2022, 2023, 2024, 2025 dhe 2026

Kampione e Botës U17 – 2022

Kampione e Evropës U17 – 2024

Futbolli i meshkujve (5 trofe, 2022–2026)

Kampione e Botës – 2026

Kampione e Evropës – 2024

Fitues e Ligës së Kombeve – 2023

Medalje e artë olimpike (U23) – 2024

Kampione e Evropës U19 – 2026

Me 16 tituj të fituar brenda vetëm pesë viteve, Spanja po konfirmohet si fuqia dominuese e futbollit botëror, falë një sistemi të suksesshëm zhvillimi të talenteve dhe një filozofie loje që po sjell rezultate në çdo nivel. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme