Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë risi do të sjellë finalja e Botërorit?

NULL NULL
19.07.2026 18:02
Fotografi nga hapja e Botërorit

Finalja e Kupës së Botës 2026 po afron, ndërsa organizatorët kanë përgatitur një spektakël të madh për ta mbyllur këtë turne historik.

Pas disa javësh emocione dhe përballje të mëdha, Botërori do të përfundojë me finalen mes Argjentinës dhe Spanjës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “MetLife”, i njohur nga FIFA si “New York/New Jersey Stadium” në ora 21:00, sipas orës lokale në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

Ceremonia përmbyllëse pritet të jetë e mbushur me yje të muzikës dhe argëtimit.

Pas performancave të Shakirës, Michael Buble dhe Katy Perry në ceremoninë hapëse, organizatorët kanë zbuluar emrat që do të ngjiten në skenë para finales.

Sipas mediave ndërkombëtare, Jennifer Hudson do ta hapë ceremoninë me interpretimin e himnit kombëtar amerikan, ndërsa ylli kryesor do të jetë Post Malone.

Në skenë do të performojnë gjithashtu Laura Pausini, Nicole Scherzinger, Robbie Williams dhe IShowSpeed, ndërsa është paralajmëruar edhe një paraqitje speciale nga aktori Tom Cruise.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka deklaruar se ceremonia do të bashkojë futbollin, muzikën dhe kulturën, duke krijuar atmosferën e duhur për një finale historike.

Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, finalja do të përfshijë edhe një spektakël gjatë pushimit mes dy pjesëve.

Shfaqja do të kurohet nga Chris Martin i grupit Coldplay dhe do të mbështesë Fondin Global Citizen për Edukimin të FIFA-s.

Në këtë spektakël pritet të marrin pjesë emra të mëdhenj si Justin Bieber, Madonna, Shakira dhe BTS, ndërsa do të performojnë edhe Burna Boy, Gustavo Dudamel, kori PS22 dhe Coldplay.

Sipas raportimeve, shfaqja e pjesës së parë pritet të zgjasë rreth 20 minuta, edhe pse FIFA ka bërë të ditur se performanca kryesore do të jetë rreth 11 minuta.

Finalja e madhe mes Spanjës dhe Argjentinës zhvillohet sonte, më 19 korrik, me fillim nga ora 21:00 sipas kohës së Evropës Qendrore.

lajme të ngjashme