Bie Facebook, nuk ka qasje për përdoruesit e kompjuterit NULL NULL 19.07.2026 10:44 19.07.2026 10:44 Sot Facebook ka pësuar një ndërprerje të papritur të shërbimit. Përdorues anembanë botës raportuan vështirësi në qasjen në llogaritë e tyre dhe në përdorimin e funksioneve bazë të platformës, sipas shërbimit “Downdetector”, i cili monitoron ndërprerjet e shërbimeve. Të dhënat e “Downdetector” treguan një rritje të menjëhershme të raportimeve për probleme me Facebook-un rreth orës 10:39 të mëngjesit (sipas kohës ET) të dielën, duke arritur në 3.555 raportime, krahasuar me vetëm pesë që ishin regjistruar pak çaste më parë. Përdoruesit raportuan vështirësi në qasjen në llogaritë e tyre dhe në përdorimin e funksioneve kryesore; disa prej tyre nuk mundën gjithashtu të ngarkonin foto e video apo të dërgonin mesazhe përmes shërbimit Messenger të lidhur me Facebook-un. Versioni për kompjuter i rrjetit social të kompanisë Meta duket se nuk është i disponueshëm.