Caktohen gjyqtarët e ndeshjes Kosova-Andorra NULL NULL 26.03.2023 08:49 26.03.2023 08:49 Të martën më 28 mars në “Fadil Vokrri”, Kosova do ta luajë ndeshjen e dytë në kualifikimet për Kampionatin Evropian “EURO 2024” që do të mbahet në Gjermani. “Dardanët” do të luajë kundër Andorrës. UEFA me këtë rast ka caktuar edhe gjyqtarët e ndeshjes. Referi kryesor do të jetë austriaku Sebastian Gishamer, teksa ndihmësit e tij do të jenë bashkëkombasit, Roland Riedel dhe Santino Schreiner. Jager Christopher është caktuar në rolin e gjyqtarit të katërt. Ekipi i Alain Giresse. e ka nisur mbarë kampanjen kualifikuese të “EURO 2024”. Kosova luajti 1:1 kundër Izraelit/ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS Sebastian Gishammer, referi kryesor i ndeshjes Kosova-Andorra