Cage thotë që nuk do ta shikojë filmin e tij NULL NULL 17.07.2021 11:41 17.07.2021 11:41 Nicholas Cage ka thënë që nuk do ta shikojë filmin ku e luan rolin fiktiv të vetvetes. “Pesha e padurueshme e talentit madhor” është filmi në fjalë i cili do të dalë në prill të vitit 2022. Në film, versioni fiktiv i Cage-t pranon një ofertë për t’u shfaqur në një aheng të një fansi të tij miliarder. “Nuk do ta shikoj kurrë këtë film”, ka thënë Cage për Variety. “Më thonë që është film i mirë. Më thonë që njerëzit e duan dhe po e shijojnë eksperiencën, por këtë e kam bërë për audiencën”.