Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

C1 vetura e së ardhmes

NULL NULL
12.06.2015 13:09
Avancimet shkencore po zhvillohen më të madhe nga njëri vit në tjetrin. Së shpejti pritet të prodhohet edhe makina e cila qarkullon në vetëm dy rrota.

Padyshim që motoçikletat ofrojnë më shumë adrenalinë, por e kanë edhe anën e tyre të rrezikshme.

Për këtë është menduar që të prodhohet një makinë e cila ka vetëm dy rrota, por pamjen e ka gati të një makine normale, dhe është e dizajnuar për vetëm një person.

E veçanta e C1 është se ajo qëndron stabile edhe në momentin kur ndalet plotësisht, pa u mbështetur në ndonjë pjesë të saj, ose ndonjë rrotë të tretë.

Ideatori  Kim ka thënë se kjo makinë do të dal në treg pas dy viteve dhe shpreson se ajo do të jetë e kërkuar. Ai ka thënë se ka qenë sfidë e madhe për të krijuar diçka të tillë që e sfidon edhe gravitetin.

lajme të ngjashme