“Burrnesha” edhe në Prizren NULL NULL 10.05.2015 09:53 10.05.2015 09:53 Filmi “Burrnesha” sot shfaqet në Prizren, në DokuKino, Shtëpia “Evropa”, nga ora 17:30. “Burrnesha” një bashkëprodhim i suksesshëm i Italisë, Kosovës, Shqipërisë, Zvicrës dhe Gjermanisë. Një natë më parë, ky film u shfaq në Prishtinë, si premierë regjinale, ku pati shumë shikues. “Burrnesha” në Kosovë ka sjellur edhe aktorët e këtij filmi dhe koproducenten. Ky film quhet vepër artistike që i përfaqëson shqiptaret më së miri. Filmi “Burrnesha” pati premierën botërore në festivalin prestigjioz të filmit në Berlin më 12 shkurt. Ky film shënoi dhe herën e parë që një film në koproduksion me Kosovën të jetë në konkurrencën zyrtare në festivalin Berlinale. Edhe pse filmi “Burrnesha” nuk arriti të marr Ariun e Artë, ai arriti të bëjë jehonë në shumë media botërore dhe të marrë kritika pozitive nga shumë kineastë të njohur botërorë.