Bundesliga: Granit Xhaka në 11-shen më të mirë të vitit NULL NULL 05.05.2024 10:20 05.05.2024 10:20 Granit Xhaka në formacionin e vitit në Bundesliga Bundesliga e ka bërë të ditur ekipin më të mirë të këtij sezoni. Në formacionin e vitit të ligës elitare gjermane bën pjesë edhe Granit Xhaka, i cili me ekipin e tij Bayer Leverkusen u shpallën kampion, për herë të parë në histori. Përveç tij, nga skuadra e “farmacistëve” janë edhe Florian Wirtz, Jonathan Tah, Jeremie Frimpong, Alejandro Grimaldo dhe Victor Boniface. Në 11-shen e vitit, Bayern Munchen përfaqësohet nga Harry Kane dhe Jamal Musiala, teksa Suttgarti janë Waldemar Anton dhe Serhou Guirassy. Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso, tani e synon edhe një trofe, atë të EUROPA LEAGUE. Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Leverkusen e mposhti Romën me rezultat 2:0. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.