Bulizmi në fëmijëri lë pasoja në moshën madhore NULL NULL 16.04.2019 18:30 16.04.2019 18:30 Ngacmimi në shkollën e mesme çon në rezultate më të këqija më vonë në jetë për viktimat e abuzimit. Personat e ngacmuar gjithashtu kanë më shumë gjasa të jenë të papunë, sipas një hulumtimi të zhvilluar së fundmi. Bulizmi rrit probabilitetin për të qenë i papunë në moshën 25 vjeçare me rreth 35 për qind; ndërsa për ata që janë në punë, ai redukton të ardhurat me rreth 2 për qind, kanë gjetur hulumtimet e reja. Ngacmimi i vazhdueshëm dhe i dhunshëm ka pasojat më të këqija. Hulumtimi i fundit e konsideron rëndësinë e ngacmimit si një faktor të madh rreziku për shëndetin e dobët fizik dhe mendor. 40 për qind e njerëzve të moshës mbi 25 vjeç të cilët ishin ngacmuar, pësuan probleme të shëndetit mendor. Ekipi analizoi të dhëna konfidenciale të mbi 7,000 nxënësve të moshës 14-16 vjeçare nga Studimi Gjinor i të Rinjve në Angli. Të dhënat përbëheshin nga informata se sa shpesh fëmijët ishin ngacmuar dhe çfarë lloji të ngacmimeve ata përjetuan.