Bukë Tanuki, forma e ëmbël që po pushton japonezët NULL NULL 12.11.2024 21:16 12.11.2024 21:16 Një tendencë e re në Japoni ka sjellë në vëmendje një lloj të veçantë buke, të quajtur “Tanuki Bread”. Kjo bukë unike është e frymëzuar nga tanuki, kafshë që njihet për simpatinë dhe lidhjet e saj në kulturën japoneze. Furrtarët kanë krijuar një bukë që i ngjan tanukit dhe vjen me një surprizë të ëmbël në brendësi. Qëllimi është që njerëzit jo vetëm të shijojnë ushqimin, por edhe të ndjejnë kënaqësinë e një figure të këndshme që pothuajse të bën të hezitosh për ta ngrënë.