Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bruce Willis kërkon falje për ‘gabimin në gjykim’ pasi u pa të hynte në një barnatore pa maskë

NULL NULL
13.01.2021 13:00

Aktori amerikan Bruce Willis ka pranuar “ishte një gabim në gjykim” pasi u pa pa maskë në një barnatore në Kaliforni gjatë fundjavës.

“Jini të sigurt atje të gjithë dhe le të vazhdojmë të mbajmë maska ” , i tha ylli i serisë së filmave “Die Hard” në faqen e internetit të America’s People.

Willis, 65 vjeçar, thuhet se iu kërkua të largohej nga barnatorja në Los Angeles nga një prej punonjësve, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Kalifornia – e cila është goditur rëndë nga shpërthimi i koronavirusit – ka rregulla të rrepta anti-COVID. Shteti amerikan tani kërkon që njerëzit të mbajnë maska jo vetëm në vende publike – por edhe kur largohen nga shtëpitë e tyre.

lajme të ngjashme