Britney tha se martesa e tyre ishte “shpërqendrim i rremë”, Sam e mohon: Ishte reale, e dashurova NULL NULL 26.08.2025 10:20 26.08.2025 10:20 Sam Asghari ka folur mbi martesën e tij me Britney Spears. Këngëtarja 43-vjeçare së fundmi bëri një postim në Instagram duke reflektuar mbi martesën e tyre. Në postim, Britney tha se ndihej sikur martesa e saj me 31-vjeçarin, Sam “pothuajse dukej si një shpërqendrim i rremë”, pasi ajo ishte “e shkëputur” nga dy djemtë e saj. Tani, Sam është përgjigjur përmes një deklarate për People rreth asaj se si ndihet për martesën e tyre. “Martesa jonë për mua ishte shumë reale. Mund të ketë qenë e shkurtër, por ne ishim bashkë për shtatë vjet. Isha i dashuruar me të, gjithmonë do të kem dashuri për të dhe i uroj më të mirën”, tha ai. Britney dhe Sam u takuan për herë të parë në vitin 2016 kur ai u zgjodh në videoklipin e këngës së saj “Slumber Party”. Të dy u martuan në vitin 2022 para se të ndaheshin pak më shumë se një vit pasi u martuan, transmeton Klankosova.tv.