Britney Spears i rikthehet aktrimit NULL NULL 31.01.2019 10:00 31.01.2019 10:00 Britney Spears po i kthehet aktrimit pas nëntë vjetësh. Aktorja 37 vjeçare do ta ketë një paraqitje në filmin komedi-horror në filmin Corporate Animals. Këtë e ka bërë të ditur regjisori Patrick Brice për L.A Times në Festivalin e Filmit Sundance. Por duket se kjo paraqitje e Spears ishte aq sekrete sa për të nuk dinte as një nga aktoret kryesore të filmit, Jessica Williams. Brice ka shpjeguar se një nga karakteret ka një obsesion me divën e muzikës pop dhe vjen në një pikë ku ai mendon se po e dëgjon atë që po flet me të përmes mureve. “Përmes disa lidhjeve dhe miqësive ne arritëm të marrim 10 minuta nga koha e saj për ta xhiruar një gjë të tillë, është diccka e mrekullueshme”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova. Megjithatë mbetet e paqartë nëse Spears do të paraqitet edhe në ekran apo do të dëgjohet vetëm zëri i saj. Britney Spears nuk është marrë me aktrin qysh prej vitit 2010 në një paraqitje po ashtu në Glee. Roli i saj filmic që mbahet mend më së shumti ishte në Crossroads, në vitin 2002. Këngëtarja për momentin nuk është duke punuar në albumin e saj pasi ka bërë të ditur se babai i saj, Jamie Spears, është sëmurë.