Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Brest – PSG, dalin formacionet zyrtare

NULL NULL
11.02.2025 18:34

Janë bërë publike formacionet zyrtare të skuadrave franceze që ndeshen sot në kuadër të 1/8-ës së finales në UEFA Champions League.

Si Brest, ashtu edhe PSG, për ballafaqimin e orës 18:45, janë rreshtuar 4-3-3.

Vendasit startojnë me Bizot në portë, teksa katërshja e mbrojtjes ndërtohet me Lala, Chardonnet, Coulibaly, Haidara, njofton Klankosova.tv.

Në mesfushë pozicionohen Camara, Lees-Melou e Magnetti, kurse sulmi përbëhet nga Faivre, Sima e Ajorque.

Nga ana tjetër, kampioni i Francës starton me Donnaruman në portë, Mendes, Marquinhos, Pacho eHakimi e përbëjnë repartin e mbrojtjes, karshi treshes Neves, Vitinha e Ruiz në mesfushë. PSG Sulmon me Barcolan, Doue dhe Dembele.

Para këtij dueli të Ligës së Kampionëve, në stadiumin e njejtë “Francis-Le Blé”, këto dy skuadra u ballafaquan në fundjavë, në kuadër të kampionatit francez.

Parisienët triumfuan 2-4!

Brest – PSG transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të paltformës gjigante, Art Motion, me komentim të Arlind Sadikut.

Formacionet zyrtare të ndeshjes Brest – PSG
(Fotomob)

 

lajme të ngjashme