Brenda shtëpisë së Elizabeth Taylor (FOTO) NULL NULL 25.02.2016 21:30 25.02.2016 21:30 Kur fotografja e dokumentareve sociale Catherine Opie kishte nisur projektin për dokumentarin në shtëpinë e aktores Elizabeth Taylor në nëntor të vitit 2010, askush nuk mund të kishte parashikuar se sa kohë do të zgjaste vizita e saj. Në mes të rrugës të këtij projekti, Taylor vdiq pas një lufte të gjatë me infarktin në zemër dhe kjo e bëri punën e Opie më të vështirë dhe e vuri atë në një luftë me kohën para se gjësendet dhe pasuria e Taylor të shiteshin. Qëllimi i Opie ishte për të krijuar një portret të Taylor përmes gjërave të saj personale – dekorin e shtëpisë së saj, këpucët e zgjedhura Chanel, dhe natyrisht, koleksionin e saj të çmuar të bizhuterive. Edhe pse ato të dyja nuk u takuan, Opie ndjeu një lidhje me Taylor nga fillimi. “Elizabeth ishte një aktore tepër e talentuar, dhe një biznesmene edhe më e mirë dhe ajo çfarë ishte e rëndësishme ishte se ajo kishte ngritur vetëdijën për sëmundjen e AIDS si një aktiviste” tha Opie për Business Insider, transmeton Klan Kosova. Opie kishte fituar qasje në adresën e banimit të Taylor në lagjen Holmby Hills të Los Angeles – përmes kontabilistit të saj i cili gjithashtu ka ndodhur të jetë i Taylor. Duke mos qenë kurrë brenda shtëpisë, Opie e cilësoi këtë projekt si “një ndjenjë të plotë të zbulimit” derisa për gjashtë muaj rresht, Opie vizitoi dy ose tri herë në javë për të kryer filmimet. Gjërat delikate dhe femërore të Taylor dhe syri i saj për ngjyrat pastel, krijoi një “atmosferë të qetë dhe të butë”, sipas Opie. Pas vdekjes së saj, koleksioni i bizhuterive të Taylor e cila përfshinte mbi 300 bizhuteri individuale u shitën në ankand për 137.2 milionë dollarë, një shitje rekord. Unaza Bulgari me diamant të verdhë u shit për 962.500 dollarë. Unaza e famshme Krupp Diamond e cila është 33.19 karat iu dha Taylor në vitin 1968 nga burri i atëhershëm Richard Burton. Unaza u shit për 8.8 milionë dollarë gjatë ankandit në vitin 2011. Opie ka folur edhe për momentin që ka marrë vesh për vdekjen e aktores. “Kam dëgjuar për vdekjen e aktores dhe më erdhi shumë rëndë ndonëse nuk kisha një lidhje personale me të. Unë u bëra shumë emocionale ndonëse çdo ditë takohesha me njerëz të afërt të saj”. Sipas Opie, shtëpia e aktores nuk ishte më një vend i qetë për të por ajo duhej të përfundonte punën që kishte nisur derisa shtëpia po përgatitej që të shitej. Fotografja është shprehur e lumtur se familjarët dhe bashkëpunëtorët e aktores nuk e kanë penguar atë që të përfundojë atë çfarë kishte nisur dhe kjo për të ishte dhurata më e madhe që dikush mund t’i jepte.