Brenda shtatë muajve, alpinisti i Nepalit ngjitet në 14 malet më të larta në botë NULL NULL 29.10.2019 11:47 29.10.2019 11:47 Një alpinist i Nepalit dhe ish-marins britanik, ka ngjitur 14 majat më të larta në botë brenda shtatë muajve. Kjo ka bërë që ai të mposhtë një rekord të mëparshëm prej gati tetë vjetësh, njofton Klan Kosova. Nirmal Purja arriti majën e malit të tij të 14-të, Shishapangma në Kinë, të martën në mëngjes. 36 vjeçari u bashkua me ushtrinë britanike në 2003 dhe u bë Marins Mbretëror në 2009. “MISSION ACHIEVED !” says @nimsdai from the summit of #Shishapangma #14peaks7months #History At 8:58 hrs local time, Nims and his team reached the summit of Shisha Pangma. Team Members includes: Mingma David Sherpa, Galjen Sherpa and Gesman Tamang.#BremontProjectPossible pic.twitter.com/PeYUVQ7RnL — Nirmal Purja MBE (@nimsdai) October 29, 2019 Karriera e tij në ngjitje filloi kur ai shkoi në kampin bazë të Everestit në vitin 2012 dhe, në vend që të kthehej siç ishte planifikuar, vendosi të ngjitej në të gjithë malin. Ai ishte tashmë mbajtësi i rekordeve të shumta – duke përfshirë edhe dy-herë ngjitjen më të shpejtë të dy maleve më të larta se 8,000 metra – dhe iu dha MBE, një nder civil, nga Mbretëresha në 2018. Ushtarët Nepalesë kanë shërbyer në Ushtrinë Britanike – konkretisht Brigada e Gurkhas – për më shumë se 200 vjet, njofton Klan Kosova.