Brenda një jave, Policia e Pejës sekuestron armë e municion – disa të dyshuar në hetim NULL NULL 02.03.2026 11:07 02.03.2026 11:07 Policia e Pejë ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave ka sekuestruar një numër të konsiderueshëm armësh dhe municioni. Nga data 23.02.2026 deri më 01.03.2026 janë gjetur dhe sekuestruar: Dy (2) pushkë Një (1) pushkë dhjetëshe me 9 fishekë të kalibrit 7×62 mm Një (1) pushkë gjuetie me 18 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm Një (1) revole TT Një (1) pistoletë Zoraki 917-T Një (1) karikator Një (1) fishek 9×19 Një (1) thikë Personat e dyshuar janë intervistuar, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar rastet penale për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftimin e Policisë për media. /Klankosova.tv