“Bregu i Diellit” në etje: Banorët ankohen për reduktime të ujit (VIDEO) NULL NULL 02.07.2026 13:18 02.07.2026 13:18 Banorët e lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë po përballen prej vitesh me reduktime të ujit, situatë që sipas tyre po u shkakton vështirësi të mëdha në përditshmëri. Një banor i kësaj lagjeje, në një prononcim për emisionin “Fol me Arin”, ka thënë se problemi i furnizimit me ujë vazhdon prej kohësh dhe nuk është zgjidhur pavarësisht ankesave të vazhdueshme. “Ne kemi seriozisht shqetësim, jo pak por tepër, sepse prej tre vjetësh e më tepër nuk kemi ujë për një periudhë të gjatë gjatë natës. Kemi një moshë të shtyrë dhe nuk kemi ujë. Nuk kemi mbetur asnjëherë borxh ndaj ujësjellësit. Lagje të tjera kanë furnizim të rregullt, ndërsa ne jo”, ka deklaruar ai në Klan Kosova. Ndiqni prononcimin e plotë: