Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Brad Pitt në lidhje me modelen që i ngjan shumë Angelina Joliet

NULL NULL
27.08.2020 11:30

Brad Pitt është parë në shoqëri të një gruaje që do t’iu kuptonim krejtësisht nëse do ta ngatërronit me ish-bashkëshorten e tij.

Fituesi i çmimit Oscar nuk është parë me Angelina Jolie, por me modelen gjermane Nicole Poturalski.

Dyshja janë parë fillimisht në aeroportin Paris’ Charles de Gaulle dhe më pas në aeroportin Provence’s Le Castellet, sipas fotografive të publikuara nga “The Sun”.

Sipas raportimeve të mediave rozë, Pitt dhe Poturalski kanë udhëtuar drejt Francës në shtëpinë e pushimeve të aktorit – pikërisht ku ai dhe ish-bashkëshortja Angelina Jolie ishin kurorëzuar në vitin 2014.

Me syze dielli dhe kapela që ngjanin më shumë si një ‘maskim’, dyshja janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin duke lënë kështu të kuptohet se tashmë janë në lidhje dashurie, transmeton Klan Kosova.

27 vjeçarja Nicole Poturalski është 29 vjet më e re se i dashuri i saj dhe është gruaja e parë në jetën e aktorit pas ndarjes nga ish-bashkëshortja dhe partnerja e më shumë se një dekade Angelina Jolie në vitin 2016.

Në ndërkohë që fansat tashmë kanë nisur të vënë në pah ngjashmëritë e modeles gjermane me ish-bashkëshorten e Pitt me theks të veçantë strukturën e ngjashme të fytyrës dhe buzët e trasha.

 

 

lajme të ngjashme