Borxhi i ShSKUK për pagat jubilare, rrezikon buxhetin dhe shërbimet (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 14.10.2022 20:22 nga Arbreshë Uka 14.10.2022 20:22 Shërbimi Spitalor, Klinkik dhe Universitar i Kosovës ka afro 6 milionë euro borxh ndaj punëtorëve, të cilët e kanë paditur për mos-ekzekutimin e pagave jubilare. Kështu tregojnë nga Sindikata e QKUK-së, ku veç këtu janë mbi 1700 lëndë të tilla, për të cilat vendimi i Gjykatës është marrë në favor të mantelbardhëve, derisa ekzekutimi tyre aktualisht është dikur rreth 28-30%. Por, sindikalistët deklarohen të pa kënaqur me procedurat dhe zvarritjet që po bëhen. Ata thonë se paratë po i marrin përmes përmbaruesit, ngase SHSKUK nuk e po e përfill vendimin e shkallës së dytë, derisa shpjegojnë se ky buxhet mund të jetë edhe i ilaçeve, varësisht se cilat mjete të ShSKUK-së i has përmbaruesi në xhirollogari. Kryeziu shton se për të mos ardhur deri këtu, menaxhmentit të kaluar i kanë ofruar një marrëveshje, por pa sukses. E nga ShSKUK nuk kanë kthyer përgjigje tash e disa ditë lidhur me këtë çështje e as sa mjete buxhetore i kanë shpenzuar në 2022 për pagat jubilare e po ashtu për linjat buxhetore që janë prekur për to. As Ministria e Financave nuk është deklaruar për mundësinë e planifikimit të ndonjë linje të veçantë për këto raste në mënyrë që të mos rrezikohen shërbimet, ilaçet apo investimet tjera shëndetësore.