Borrelli thotë se Kina mund të ndikojë te Rusia që ta ndalojë luftën në Ukrainë NULL NULL 09.05.2023 09:29 09.05.2023 09:29 Shefi i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, duke folur për luftën në Ukrainë, ka thënë se Kina e ka ndikimin më të madh në Rusi. Kështu ka thënë ai në Firence gjatë konferencës vjetore mbi gjendjen e Bashkimit Evropian, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. “Që në fillim thashë se Kina ka një rol për të luajtur. Dhe pastaj u kritikova fort sepse sigurisht Kina është në anën e Rusisë. Por edhe nëse është në anën e Rusisë, mendoj se Kina ka një rol për të luajtur”. Borrell ka theksuar se Kina është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. “Kina është ajo që ka ndikimin më të madh në Rusi. Kina nuk i ka ofruar armë Rusisë deri më tani. Shtetet e Bashkuara po e shqyrtonin këtë mundësi, kjo nuk ka ndodhur deri më tani, dhe fakti që presidenti Xi ka biseduar mirë me Presidentin Zelensky, edhe nëse ai nuk e ka përmendur luftën, por ata flasin, është një gjë e mirë”. “Dhe sigurisht ne kemi një…ne jemi shumë të interesuar që të mos e shtyjmë shumë Rusinë në anën e Kinës”. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv