Borrell: Lindja e Mesme ‘një kazan që mund të shpërthejë’ NULL NULL 03.02.2024 10:03 03.02.2024 10:03 Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u bëri thirrje të gjitha palëve që të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm në Lindjen e Mesme pas sulmeve të ShBA-së ndaj grupeve të lidhura me Iranin në Siri dhe Irak. “Të gjithë duhet të përpiqen të shmangin që situata të eskalojë,” tha ai. Borrell nuk iu drejtua drejtpërdrejt sulmeve të ShBA-së, por përsëriti një paralajmërim se Lindja e Mesme “është një kazan që mund të shpërthejë”. Ai vuri në dukje luftën në Gaza, dhunën përgjatë kufirit libanez, bombardimet në Irak dhe Siri dhe sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq. “Kjo është arsyeja pse ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të përpiqen të shmangin një përshkallëzim.”