Boksieri shqiptar nokauton kolumbianin, shpallet kampion në “Ibo Continental” NULL NULL 05.08.2024 07:45 05.08.2024 07:45 Boksieri shqiptar nokauton tre herë rresht kolumbianin, shpallet kampion në "Ibo Continental" Boksieri shqiptar Roberto Bakaj, është shpallur kampion. Ai e mposhti kolumbianin, Edwin Riascos. Bakaj e nokautoi Riascosin në rundin e dytë para se gjyqtari ta përfundonte ‘luftën’. Boksieri shqiptar me këtë rast mori titullin “Ibo Continental”. Kjo ishte fitorja e 12-të në karrierën profesionale të Roberto Bakajt. Stadiumi “Besëlidhja”, në Lezhë ishte mbushur në mbështetje të tij.