Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Blinken takon edhe Netanyahun, pritet takimi edhe me kabinetin e luftës

NULL NULL
09.01.2024 11:39

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka takuar kryeministrin izraelit, Benyamin Netanyahu.

Ekipi i Netanyahut tha se pas takimit bilateral, do të ketë një takim të zgjeruar me anëtarët e kabinetit të luftës.

Përpara takimit me Netanyahun, Blinken u takua edhe me presidentin izraelit, Isaac Herzog.

Gjatë këtij takimi, Blinken përsëriti mbështetjen amerikane për të drejtën e Izraelit për t’u siguruar që sulmet e Hamasit kundër Izraelit të mos mund të përsëriten.

Po ashtu u fol edhe për marrjen e të gjitha masave paraprake të mundshme për të minimizuar dëmin ndaj civilëve.

lajme të ngjashme