Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Blinken nis takimin me Ramën

NULL NULL
15.02.2024 15:59
rama blinken tirana
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe kryeministri Edi Rama, në Tiranë, 15 shkurt, 2024. Foto: AP

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në ambientet e Qeverisë së Shqipërisë ku do të zhvillojë takimin me kryeministrin Rama, një takim i parashikuar në axhendën e vizitës së tij në Tiranë.

Ndërkohë eskorta e Blinken mbërriti në Kryeministri në orën 15:47, pasi Sekretari Blinken kishte shkuar më herët në ambientet e Piramidës ku mbajtën një fjalë së bashku me Kryeministrin Rama.

Blinken mbërriti në Shqipëri në orën 11:11. Kjo është vizita e tij e parë në vendin tonë dhe e gjashta në radhë e Sekretarëve amerikanë të Shtetit./tvklan.al/

lajme të ngjashme