Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Blinken largohet nga Lindja e Mesme me optimizmin për ndërprerje të luftës

NULL NULL
08.02.2024 15:09
Antony Blinken, sekretar amerikan i shtetit
Antony Blinken, sekretar amerikan i shtetit

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken,  është larguar nga Lindja e Mesme.

Ai ka shprehur optimizmin që ende ka hapësirë për arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe ndërprerjen e luftimeve në Gaza, raporton CNN, përcjell KlanKosova.tv.

Pas një dite intensive me takime në Izrael, Blinken ka thënë se përgjigja e Hamasit “krijon hapësirë që marrëveshja të arrihet.

“Do të punojmë pa ndalur derisa të arrijmë atje”, ka thënë Blinken.

Këto komente të tij vijnë pak orë pasi që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ofensiva do të vazhdojnë “deri në fitoren e plotë”.

lajme të ngjashme