Bislimi takohet me emisarin slloven për Ballkanin, flasin edhe për formimin e qeverisë NULL NULL 05.02.2026 12:32 05.02.2026 12:32 Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka pritur në takim përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš. Sipas njoftimit, Bislimi dhe Frangeš kanë diskutuar rreth zhvillimeve në vend dhe situatës në rajon. “Bislimi theksoi se mbetet me rëndësi formimi sa më parë i qeverisë së re pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, dhe votimi në Kuvend mes tjerash edhe i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Planit të Rritjes me Bashkimin Evropian.” – thuhet tutje.