Bipolar nga Tayna: Publikohet albumi i parë i një rep artisteje shqiptare (VIDEO) NULL NULL 28.04.2023 11:18 28.04.2023 11:18 Tayna shquhet si rep artistja që nisi një epokë të re në hip hop-in shqiptar. Rep artistja 26-vjeçare dje publikoi albumin e saj të parë, duke i përmbledhur 13 këngë në emrin “Bipolar” dhe duke sjellë për fansat, këngën e re me klip në bashkëpunim me Butën të titulluar “Mashallah” e cila përmban edhe pjesën e dytë “Gëzuar” që erdhi befasi për adhuruesit e muzikës së saj, bashkë me këngët “Nëse”dhe “Milly” në versionin audio. Por, publikimet e Taynas nuk do të ndalen me kaq, njofton Klan Kosova. Ylli i hip hop-it, sonte pritet ta publikojë edhe dokumentarin në mbështetje të albumit “Bipolar” në të cilin do të shpjegojë gjithë rrugëtimin e saj në muzikë dhe jo vetëm. Në këtë dokumentar, Tayna, do të shfaqë edhe pjesën shpirtërore e cila lidhet ngushtë me krijimtarinë e saj artistike. Reperja filloi karrierën e saj profesionale muzikore në vitin 2018, duke shpërthyer fuqishëm në industrinë e muzikës së asaj kohe me këngët “Columbiana” dhe “Shqipe”, të cilat menjëherë u bënë favoritet e toplistave gjithandej nëpër radio e televizione. Me këngët e saj të albumit, të publikuara në vazhdimësi, Tayna deri më tani ka grumbulluar mbi 150 milionë dëgjime në platformat YouTube, Spotify etj. “Bipolar” do të mbetet në histori të hip hop-it shqiptar si albumi i parë i publikuar nga një rep-artiste. Më poshtë gjeni listën e plotë të këngëve të albumit: 1. Heroinat https://youtu.be/PXV5Ex_wFiE 2. OFG https://youtu.be/RT-NbCULVqQ 3. Pijetore https://youtu.be/eaAm1MRJ058 4. S’du me ni – ft. Gesko https://youtu.be/jZU9ab7NNSo 5. Alpha Omega – ft. Marin https://youtu.be/kIzQeNnmmn4 6. Tequila – ft. Azet https://youtu.be/I4ZSvYLnOcQ 7. Valle ft. Lumi B https://youtu.be/IeMCPnfLYao 8. Teket https://youtu.be/HRR4JLEyJNw 9. Anaconda – ft. Kidda https://youtu.be/hVj2zq2ojSg 10. Merri https://youtu.be/Xkdu_tSxwLQ 11. Milly https://youtu.be/EGX5zZvMeeg 12. Nëse https://youtu.be/233gV6_T32A 13. Mashallah & Gëzuar – ft. Buta https://youtu.be/KEsobgSYRKc Ky artikull është i sponsorizuar klankosova.tv