Billy Porter zbulon se jeton me HIV për 14 vjet NULL NULL 20.05.2021 08:32 20.05.2021 08:32 Billy Porter ka zbuluar se ai jeton me HIV për 14 vjet dhe është hapur për sëmundjen e tij për herë të parë. Aktori Pose, ka thyer heshtjen e tij në lidhje me betejën e tij private në një intervistë të fundit. Billy, 51 u diagnostikua në 2007, të cilin ai e përshkruan si vitin më të keq të jetës së tij. Atë vit, ai u diagnostikua me diabet të Tipit 2 në shkurt, dhe më pas u testua pozitiv për HIV në qershor. Problemet e tij shëndetësore filluan kur ai zbuloi një puçërr e cila u bë e madhe dhe përfundimisht filloi të kishte dhimbje. Ndërsa vizitonte një qendër mjekësore, ai u pyet nëse dëshironte një test HIV për të cilin ai pranoi, me testet që më vonë u kthyen pozitive. Duke folur për Hollyëood Reporter, aktori tha: “Unë kam qenë në gjendje të them gjithçka që kam dashur të them përmes një zëvendësuesi. Për një kohë të gjatë, shumë e kanë ditur- përveç nënës sime. Unë isha duke u përpjekur të kisha një jetë dhe një karrierë dhe nuk isha i sigurt se mund ta bëja nëse njerëzit e gabuar e dinin. Thjesht do të ishte një mënyrë tjetër që njerëzit të më diskriminojnë mua në një profesion tashmë diskriminues. Kështu që u përpoqa ta mendoja sa më pak që të mundesha. U përpoqa ta bllokoja. Por karantina më ka mësuar shumë”, tha ai. Billy zbuloi se ai donte të priste derisa nëna e tij të vdiste për të ndarë diagnozën e tij me botën, por vendosi t’i tregonte asaj në ditën e fundit të xhirimeve të Pose, e cila kthehet me sezonin e saj të fundit këtë verë, transmeton Klan Kosova.