Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dosja nga arratisja e të burgosurit: Veprimi “veproi”, u arratis nga burgu (VIDEO)

NULL NULL
04.07.2026 20:19

Në pushim shkoi por pa i dhënë kuptim emrit, nuk e la.

Veprim Nikqi, veproi, e nuk u kthye më në burgun e Dubravës, ku po i vuante 25 vjetët e dënimit, që iu dhanë për vrasjen e Luan Kelmendit në vitin 2010.

Ikjen, Nikqi po del se nuk e ka sefte, raporton Klan Kosova.

Televizioni ka siguruar dosjen e plotë të aktgjykimit dhe aktakuzës së tij, të para 16 vjetëve, ku tregohet në detaje se si ky u arratis nga drejtësia, menjëherë si e kreu vrasjen.

U arrestua me fletëarrest ndërkombëtar, pas 3 vjet kërkimesh.

Nikqi, edhe në atë kohë u konsiderua i rrëzikshëm, pasi pranoi që e vrau bashkëfshatarin e plagosi vëllain e tij, me kallash veç pse paraprakisht ishin përleshur fizikisht derisa po luanin futboll në Pavlan të Pejës.

Për mos ta kryer këtë vrasje siç thotë dosja e organeve të drejtëisë, Nikqi donte para.

Nga këto akuza, Veprim Nikqin, në atë kohë e mbrojti avokati Gëzim Kollçaku i cili i tash i tha televizionit se nuk di gjë për të.

Këtë policia e ka shpallur në kërkim sërish, e deri pasditen e së shtunës qe i pakapshëm për ta.

Ndiqni kronikën e plotë, në videon e bashkangjitur:

lajme të ngjashme